Telegrafi

Raiola: Me Gallianin, Ibra do ishte në Milan tani

Super-agjenti Mino Raiola thotë se ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic do të ishte i lumtur të kthehej në Milan.

Raiola sugjeroi që drejtuesit e rinj të Rossonerëve ishin të paaftë për të negociuar një marrëveshje për një lojtar të stilit të Ibrës.

Ndërsa, sipas tij, por të ishte në një rol drejtues ende Adriano Gailliani, deri më tani do ta transferonte suedezin.

Lexo po ashtu Yjet e futbollit që e puthën fanellën e klubit, por që u larguan pas një viti (Foto)

“Ibra është mirë, ai ka marrë shumë oferta nga SHBA dhe më gjerë”, ka thënë fillimisht Raiola për Gazzetta dello Sport.

“Italia? Sigurisht që nuk po shkon në Napoli. Milani nuk më ka pyetur për të”.

“Me Gallianin, ai do të ishte tashmë në klub”, përfundoi agjenti kontrovers. /Telegrafi/