Site icon Telegrafi

Raiola fillon bisedimet me gjigantin anglez për Donnarumman

Problemet e mëdha te Milani nuk kanë fund sa i përket pronësisë së klubit.

Kësisoj lojtarët si duket nuk po kanë më durim dhe po mendojnë largimin nga klubi i madh italian.

Milani i ka bërë gati një kontratë afatgjate yllit të saj, Gianluiggi Donnarumma, mirëpo menaxheri i tij nuk po bindet.

Kuqezinjtë i kanë ofruar kontratë pesë vjeçare portierit me një pagë vjetore prej 3,5 milionë euro në stinor.

Por dështimi i marrëveshjes mes Silvio Berlusconit dhe grupit kinez për shitjen e Milanit ka ngjallur pakënaqësi tek lojtarët.

Mediat angleze kanë raportuar se agjenti i Donnarummas, Mino Raiola tanimë ka filluar bisedimet me gjigantin anglez Manchester United.

Raiola që në verë mbylli transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit duke dërguar Paul Pogban në United mund ta bëjë edhe një çmenduri tjetër në tregun kalimtar.

Gjithnjë sipas medieve angleze, Raiola ka kërkuar nga United pagë vjetore prej gjashtë milionë euro për portierin italian.

Ndërkohë Milani nga ky transferim mund të fitojë hiq më pak se 55 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version