Site icon Telegrafi

Raiola e largon Lukakun nga Chelsea, kërkon kalimin e tij te United

Agjenti i njohur Mino Raiola është duke provuar ta dërgojë Romelu Lukakun te  Manchester United.

Sipas Daily Mail, lojtari 23 vjeçar kishte thënë se do të dëshironte të kalojë te Chelsea.

Shuma që flitet për transferimin e tij është 100 milionë euro.

Raiola është duke punuar që paga e tij të jetë 200 mijë funte në javë dhe për këtë ka filluar bisedimet me Manchester Unitedin.

Ai ka biseduar me Ed Woodward për ta shikuar mundësin që United ta paguajë për lojtarin.

Edhe pse dëshira e lojtarit mbetet Chelsea, agjenti është duke e shtyrë drejt një transferimi në Old Trafford. /Telegrafi/

Exit mobile version