Telegrafi

Raiola beson se Rodgers nuk e dëshironte transferimin e Balos te Liverpooli

Mino Raiola vazhdon të fletë për aventurën e Mario Balotellit te Liverpooli.

Agjenti italian ka thënë se beson se ish-trajneri i Reds, Brendan Rodgers, nuk e dëshironte transferimin e Balos në skuadrën e tij.

Lexo po ashtu Balotelli e mori çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’ në një mënyrë të çuditshme dhe të paparë më parë (Video)

“Mario ka thënë se ka bërë gabim që është transferuar te Liverpooli, por unë nuk pendohem se zgjodhëm Liverpoolin edhe pse nuk jam i sigurt se Rodgers vërtetë e dëshironte atë”.

“Franca ka nevojë për të, ashtu si pati nevojë për Zlatanin. Ai i bën mirë ligës (franceze), por nuk ka dyshim se ai do të kthehet në Ligën Premier”.

Lexo po ashtu Mario Balotelli relaksohet në Monako përkrah zeshkanes misterioze (Foto)

“Mario dhe Jurgen Klopp nuk kanë pasur një shans, sepse Klopp kurrë si ka dhënë atij mundësi”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/