Agjenti Mino Raiola ka thënë se do të bëjë të pamundurën që ta dërgojë Blaise Matuidin nga Paris Saint-Germain te Juventus.
Kjo lëvizje sipas tij mund të bëhet që në janar.
Mesfushori 29-vjeçar ka qenë i lidhur me Bianconerët pasi që u largua Paul Pogba drejt United.
Ishte presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi që bllokoi transferimin.
“Në janar, nëse do më jepet mundësia, do të mundohem të bëjë të pamundurën që ta ofrojë Matuidin te Juventusi”, ka thënë Raiola për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/