Telegrafi

Rahoveci triumfon në kryeqytet ndaj Prishtinës, Vreshtarët lider në tabelë

Rahoveci ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me rezultat 94:87.

Vreshtarët kanë arritur të shënojnë fitore në ndeshjen derbi të javës ndaj kryeqytetasve në takimin e zhvilluar në palestrën e “Pallatit të Rinisë”.

Çereku i parë i ndeshjes i takoi Prishtinës, të cilët fituan me rezultat 27:23, ndërsa në çerekun e dytë fituan 32:20 duke shkuar në pushim me rezultat të thellë 59:43.

Megjithatë, pjesa e dytë e ndeshjes ishte krejtësisht tjetër dhe Rahoveci arriti të bëjë rikthimin e madh duke fituar dy çerekët dhe në fund ndeshjen.

Çereku i tretë ishte tregues i rikthimit të Rahovecit, që fituan 28:8 duke quar rezultatin në epërsi të tyre 71:67.

Edhe në çerekun e katërt Vreshtarët arritën të fitojnë 23:20 dhe në fund iu gëzuan fitores me rezultat përfundimtar 94:87.

Më të dalluarit e kësaj ndeshje ishin Christian Bradford me 21 pikë e tetë asistime të Rahoveci dhe Fahro Alihodzic te vendasit me 25 pikë e 12 kërcime. /Telegrafi/