Telegrafi

Rahoveci triumfon ndaj Yllit dhe luan ndaj Z Mobile Prishtinës në finale

(Foto: Facebook/KB Rahoveci)

Tri ndeshje, tri fitore për Rahovecin në serinë gjysmëfinale kundër Golden Eagle Yllit.

Vreshtarët fituan me rezultat 84-70 në palestrën “Mizahir Isma” dhe tash luajnë në finalen e madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Dy pikë më shumë i shënuan mysafirët në çerekun e parë (16:18), mirëpo vendasit u kthyen në të dytin (19:13) për ta kthyer avantazhin në favor të tyre.

Rahoveci luajti më mirë edhe në dhjetëminutëshin e tretë (24:20), ndërsa fitoren e vulosi pas triumfit në çerekun e katërt (25:19).

Në finale, Rahoveci do të luajë kundër Prishtinës që e eliminoi kampionin në fuqi, Bashkimin. /Telegrafi/