Rahoveci është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Kosovës në basketboll.
Vreshtarët ka triumfuar në palestrën e Suharekës kundër skuadrës së Kerasan Prishtinës me rezultat 81-74.
Takimi i cili u planifikua të fillonte në 17:15, filloi me vonesë shkaku i probleme me energji elektrike, e cila gjë u përsërit edhe gjatë pauzës mes dy pjesëve.
Pjesa e parë i takoi ekipit prishtinas ndërsa në të dytin dominuan rahovecianët.
Çereku i parë i takoi Rahovecit me pesë pikë epërsi, por që në fund të periudhës së dytë rezultati në semafor tregonte shifrat 41-30.
Por, në njëzet minutshin e dytë basketbollistët e Rahovecit ishin më të mirë dhe korrën fitore.
Periudha e tretë përfundoi me pesë pikë epërsi për vreshtarët gjersa në fund triumfuan me rezultat 81-74.
Ndryshe, ndeshja e dytë çerekfinale do të luhet duke filluar nga ora 20:00, ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Boreas.
Të enjten në program janë dy ndeshje të tjera çerekfinale, Sigal Prishtina – Kalaja (17:30) dhe Bashkimi – Trepça (19:45). /Telegrafi/