Telegrafi

Rahoveci mposht Yllin, pozicionohet në vend të tretë

Rahoveci ndeshjet i zhvilloi në Gjakovë pasi s'ka palestër. Aty Vreshtarët mbushën sallën dhe e bënë të duket si teren vendas, kurse të njëjtën synojnë ta bëjnë në Prizren.

Rahoveci ka regjistruar fitoren e gjashtë në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Me rezultat 91-84, kjo skuadër ka triumfuar përballë rivalit Golden Eagle Ylli.

Ekipi që kishte epitetin e nikoqirit e nisi fuqishëm sfidën ne çerekun e parë (28:16), por nuk luajti mirë në dhjetëminutëshin e dytë (15:24).

Lexo po ashtu Rivalitet i nisur për palestër, Rahoveci pret Yllin të përbetuar kundër njëri tjetrit në derbin e madh

Sidoqoftë, në gjysmën e dytë, Rahoveci ia doli që të fitonte lehtësisht, për të fituar me shtatë pikë diferencë.

Në çerekun e tretë shënoi dy pikë më shumë se Ylli (23:21), kurse po aq më shumë realizoi edhe në të katërtin (25:23).

Rahoveci tash është në vend të tretë në tabelë me dy pikë më pak se lideri Prishtina.

Nga tetë ndeshjet e zhvilluara, kjo skuadër i ka fituar gjashtë ndeshje dhe i ka humbur dy takime. /Telegrafi/