Rahoveci ka arritur të shënojë fitore në palestrën “Sezai Surroi” me rezultat 72:76, në ndeshjen e dytë çerekfinale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Vreshtarët kanë arritur të fitojnë në ndeshjen e dytë dhe të qojnë në barazim serinë e ndeshjeve me Ponte Prizrenin.
Më meritorët në fitoren e Rahovecit ishin i riu Arian Qallaku me 21 pikë, 11 kërcime e tri asistime dhe Frederick Richardson me 18 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime.
Te vendasit e Ponte Prizrenit më të dalluarit ishin Malcolm Canada dhe Elliott Cole me nga 16 pikë secili.
Skuadra gjysmëfinaliste nga ky çift do të përcaktohet pas ndeshjes së tretë, e cila zhvillohet të dielën në palestrën ‘Mizair Isma’ në Rahovec. /Telegrafi/