Site icon Telegrafi

Rahoveci ia shkakton humbjen e parë Z Mobile Prishtinës dhe e barazon serinë finale

(Foto: Facebook/KB Rahoveci)

Me rezultat të ngushtë, 87-84, Rahoveci e ka mposhtur Z Mobile Prishtinën në palestrën “Mizahir Isma” duke e bashkuar serinë finale (1-1) dhe njëherësh duke e ua shkaktuar humbjen e parë bardhekaltërve në gjithë sezonin e sivjetmë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra mysafire e fitoi me shtatë pikë epërsi çerekun e parë (15:22), ndërsa vendasit e ngushtuan rezultatin pas dhjetëminutëshit të dytë (26:21).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Nikoqirët u rikthyen fuqishëm në fraksionin e tretë për ta përmbysur rezultatin (27:21), ndërsa vizitorët nuk ia dolën t’i ndryshonin gjërat në çerekun e fundit (19:20).

Fred Richardson (25 pikë, tetë kërcime, dy asistime) dhe Deshon Minnis (24 pikë, katër kërcime, shtatë asistime) bënë paraqitje më të mirë te Rahoveci.

Ndërsa te Z Mobile Prishtina u veçuan Dardan Berisha (26 pikë, gjashtë kërcime, katër asistime) dhe Ahmed Bashir (25 pikë, tetë kërcime, një asistim).

Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet të martën (me fillim nga ora 20:30) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version