Skuadra e Rahovecit e ka fituar derbin lokal si mysafir i Golden Eagle Yllit në palestrën “13 Qershori” (74-73), në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Mysafirët bënë paraqitje më të mirë në çerekun e parë, të cilin e fituan me pesë pikë epërsi (15:20).
Vendasit e fituan dhjetëminutëshin e dytë me tri pikë epërsi (19:16), por Rahoveci shkoi në pushim me avantazh të lehtë (34-36).
Me t’u kthyer nga pushimi, skuadrat luajtën baras në fraksionin e tretë të lojës (21:21), ashtu që gjithçka u vendos në fund.
Në çerekun e katërt u zhvillua një luftë e madhe ndërmjet basketbollistëve të të dyja ekipeve. Këtë dhjetëminutësh e fituan vendasit (18:17), por ndeshjen e fituan vizitorët (74-73).
Me këtë triumf, Rahoveci barazohet me pikë me Golden Eagle Yllin (me nga 28) dhe mbajnë pozitat dy dhe tre.
Në ndërkohë, lideri Z Mobile Prishtina kryeson me 32 pikë, ndërsa ka një ndeshje më pak të zhvilluar (kundër Boresë). /Telegrafi/