Telegrafi

Rahoveci fiton derbin ndaj Golden Eagle Yllit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të ‘play-offit’

(Foto: basketbolli.com)

Rahoveci ka shënuar fitore në derbin ndaj Golden Eagle Yllit 84-70 (26:19, 23:14, 23:18, 12:19), në kuadër të javës së 28-të në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 11:3 dhe kishin epërsi konstante në çerekun e parë që e përfunduan 26:19. Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në 18 pikë, 41:23, derisa në pushim shkuan me shifrat 49-33.

Skuadra vendase nuk u ndal as në periodën e tretë, duke zhvilluar një ndeshje perfekte, derisa epërsinë më të lartë e arritën në fundin e 30-minutëshin me një tre pikësh nga Altin Morina, 72:51. Perioda e fundit ishin formale dhe në fund Rahoveci triumfoi 84-70.

Rahoveci kualifikohet në gjysmëfinale nga vendi i dytë, kurse Ylli përfundoi garat në vendin e tretë dhe në çerekfinale të “play-offit’ do të përballet me Bashkimin.

Te Rahoveci u dalluan Ed Daniel me 17 pikë e 20 kërcime, Darell Davis me 21 pikë, Alban Veseli me 11 pikë e shtatë kërcime dhe Altin Morina me 14 pikë e tetë asistime, kurse Te Golden Eagle Ylli, Lg Gill shënoi 17 pikë, ndërsa nga 15 shtuan Erjon Kastrati, Mitchell Wilbekin dhe Valon Bunjaku.