Palestra sportive “Mizahir Isma” ka qenë arena e derbit të parë të sezonit 2019/2020 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Rahoveci ishte nikoqir i Prishtinës, skuadër ndaj të cilës u mposht në përballjen e për Superkupën e Kosovës, por kësaj radhe ishte ndryshe.
‘Vreshtarët’ dolën triumfues përballë kampionit në fuqi duke iu gëzuar fitores para tifozëve të vet (74-61).
Tri pikë më shumë i shënuan vendasit në çerekun e parë (19:16) dhe katër më shumë (18:14) në të dytin, për të shkuar në pushim me shtatë pikë epërsi.
Loja më e mirë e nikoqirëve vazhdoi edhe në fraksionin e tretë (17:12) dhe të katërt (20:19), ashtu që iu gëzuan fitores së parë sezonale.
Në këtë mënyrë, si skuadër fituese, Rahoveci arkëton dy pikë, ndërsa Prishtina vetëm një si humbëse. /Telegrafi/