KB Rahoveci pas lëndimit të përforcimit Jalen McGaughy i cili as që u paraqit me klubin vreshtar, ka reaguar menjëherë duke marrë qendrë nga G League, fituesin e konferencës lindore, Andre Washington.
Qendra gjigante 216 centimetra arrin në Rahovec gjatë ditës së sotme.
Zyrtarizimi i tij u bë menjëherë pas ndeshjes hapëse të Final 8 të Kupës, ku edhe u hap palestra e Vreshtarëve.
Afro katër mijë shikues ishin mbledhur në atë që ishte organizimi më i mirë ndonjëherë i Kupës së Kosovës dhe kjo ka rritur apetitet në Rahovec.
Qendra e re do t’u bashkohet amerikanëve Fred Richardson dhe Minnis duke formësuar një super treshe krahas Arian Qallakut dhe Rron Grapcit në përpjekjen rahoveciane për trofe.
Synimi i Rahovecit do të jetë finalja e madhe dhe për këtë pengesë do të jetë Ponte ose Bashkimi, të cilat përballen sonte nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Washington arrin nga ekipi i dytë i Toronto Raptors që është në G League, Raptors 905 dhe ka mesatare prej 7 pikë, 7 kërcimesh dhe 2 bllokadave për ndeshje. /Telegrafi/