Site icon Telegrafi

Rahovecasi shkoi në Shqipëri në vitin 2012, që nga atëherë nuk dihet për vendndodhjen e tij  

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Rahovec ka raportuar se një mashkull kosovar që nga viti 2012 ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk di më për vendndodhjen e tij.

Sipas ankuesit, i njëjti ka raportuar rastin edhe në Shqipëri.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit iniciohet rasti si më lart i cili mbetet nën procedurë hetimore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version