Një incident me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit.
Policia njofton se një person derisa ishte në një lokal, ka plagosur aksidentalisht një person tjetër.
“Xërxë, Rahovec / 04.05.2024 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë në një lokal, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/