Të enjten në Rahovec është raportuar se i dyshuari, pas pranimit të një gjobe në shenjë pakënaqësie, ka kanosur verbalisht zyrtarët komunalë derisa ishin në kryerje të detyrës.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, kanë sqaruar nga Policia e Kosovës.