Telegrafi

Rahiq: Një parti e cila është instaluar 10 vite, vështirë se mund të rrënohet me një cikël zgjedhor

LSDM në këto zgjedhje arriti rezultat të mirë, kurse Qeveria e cila është në pozit 10 vite nuk mund rënohet me një palë zgjedhje, kështu ka qenë qëndrimi i ish zyrtarit të lartë të LSDM-së, Esad Rahiq në emisionin ‘Studio e Hapur’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Dhjetë ditë para zgjedhjeve u ndje klimë se në Republikën e Maqedonisë ndryshohet dhe se kjo udhëheqësi do të ketë rezultat të mirë. Çfarë do të thotë kjo? Ish zyrtarë mes të cilëve jam edhe unë e kanë sulmuar Zoran Zaevin dhe udhëgeqësinë e re…Sipas meje, Zoran Zaev rezultoi mirë. Sistemi i cili 10 vite është në pozitë dhe është instaluar në poret më të forta të shoqërisë, vështirë se mund të rrënohet me një palë zgjedhje. /Telegrafi/