Raheem Sterling është cilësuar si “mosrespektues” pasi refuzoi të nënshkruante një fanellë të Manchester Cityt pas transferimit të tij te Chelsea.
Anglezi 27-vjeçar nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me Blutë në fillim të kësaj jave, duke e lënë Cityn në një transferim prej 60 milionë euro pas shtatë vitesh të suksesshme në Etihad.
Reprezentuesi i Tre Luanëve e konfirmoi lëvizjen me një letër emocionuese në rrjetet sociale, në të cilën ai falënderonte Cityn, ish-bashkëlojtarët e tij, trajnerët dhe tifozët e klubit.
Por, ai ka zemëruar tifozët e Cityt pasi refuzoi të nënshkruante fanellën e klubit gjatë turneut me Chelsean në Shtetet e Bashkuara.
Në një video që qarkullon në mediat sociale, Sterling shihet duke firmosur fanella dhe duke pozuar me tifozët me një numër mbështetësish të emocionuar të Chelseat.
Një tifoz mban një fanellë të Cityt për ta nënshkruar, por Sterling duket se e injoron përkrahësin.
“Është e çuditshme që Sterling refuzoi të nënshkruajë një fanellë të Cityt në kampin parasezonal të Chelseat, duket paksa mungesë respekti”, shkroi një tifoz në Twitter.
Një tjetër shtoi: “Është vërtet e trishtueshme të shohësh Sterlingun ta bëjë këtë gjest, 7 vite në Man City dhe nuk mund të nënshkruash përsëri në fanellën e Cityt?”.
Megjithatë, të tjerë e kanë mbrojtur ish-sulmuesin e Liverpoolit, me një tifoz që komentoi: “Unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe që Sterling të refuzojë të nënshkruajë një fanellë të Cityt”.
What you expect sterling to do 😭
Sign the city shirt and have Chelsea fans on him 😂 https://t.co/DJiMq8mMhX— Lelam4_ (@Lelam4_) July 17, 2022
“Ndjehet sikur njerëzit po kërkojnë justifikime për ta urryer”.
Sterling u bashkua me skuadrën e Chelseat përpara miqësores së tyre hapëse para-sezonale kundër skuadrës meksikane Club America, e cila përfundoi në një fitore 2-1 për Blues në stadiumin Allegiant në Las Vegas. /Telegrafi/