Site icon Telegrafi

Ragmi Mustafi emërohet këshilltar politik në Qeverinë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka shtuar Ragmi Mustafin, vargut të gjatë të këshilltarëve në qeverinë e tij.

Mustafi, i cili deri para pak muajsh ka qenë kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, tash e tutje do të shërbejë si këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Në Facebook, ai shkroi se është mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit Bislimit.

“Me mirënjohje, dua të njoftoj se sot kam pranuar pozitën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Besnik Bislimi”.

“Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, shkroi Mustafi.

Exit mobile version