Site icon Telegrafi

Rafuna: Me MSA-në, Dogana 24 milionë euro më pak të hyra

Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim (MSA), do të mundësojë heqjen e të gjitha kufizimeve sasiore të mallrave që do të eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa janë mallrat bujqësore, industriale dhe të peshkatarisë që do të lirohen nga Doganat e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për “KosovaPress”, drejtori i përgjithshëm i Doganave, Lulzim Rafuna.

Ai po ashtu tha se nga hyrja në fuqi e MSA-së, Dogana do të ketë 24 milionë euro më paktë hyra në vit.

“Impakti i të gjitha këtyre lirimeve është në vitin e parë në doganë. Të hyra më pak nga tatimi doganor që kemi mbledhur deri më tani nga mallrat e importuara nga Bashkimi Evropian do të jetë 24 milionë”, ka thënë Rafuna.

Exit mobile version