Rafinha është shumë afër që të largohet nga Barcelona në këto ditë të fundit të afatit kalimtar veror.
Mesfushori spanjoll nuk ka shumë hapësirë në Camp Nou, derisa ka zgjuar interesimin e rivalit nga La Liga, Valencias.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, Rafinha është shumë afër që ta kompletojë kalimin te ‘Lakuriqët’, para se të mbyllet afati kalimtar të hënën e javës së ardhshme.
Mediumi spanjoll bën të ditur se të dyja klubet kanë arritur marrëveshje sot (30 gusht) për mesfushorin, derisa kanë mbetur edhe disa detaje të vogla.
Rafinha ka startuar në të dyja ndeshjet e skuadrës katalunase për sezonin 2019/20, mirëpo ardhja e Frenkie de Jong nuk i ka lënë edhe shumë hapësirë.
Valencia dhe Barcelona tashmë njihen si dy klube që kanë raporte të mira për shitjen, shkëmbimin dhe huazimin e lojtarëve, e në këtë rast pritet të jetë huazim me të drejtë blerje. /Telegrafi/