Site icon Telegrafi

Rafet Rudi në Tiranë, jep premierën e koncertit “Cresendo Musicale”

I njohur për punën e tij si krijues në kompozicion, por edhe me korin e filarmonisë së Kosovës, Rafet Rudi vjen me koncertin premierë “Cresendo Musicale”.

Muzika shpirtërore që mbledh kompozitorë shqiptarë e të huaj, që nga koha e Bizantit e deri në ditët e sotme, kësaj here bën bashkë 45 artistë të Teatrit të Operës & Baletit (TKOB) të Shqipërisë, kalendari artistik i të cilit vijon me premiera radhazi.

“Muzikë që ndoshta më pak kultivohet këtu. Pjesa e parë e programit është ‘acapella’, me muzikë të mjeshtërve të vjetër, kurse në pjesë të dytë do të jetë ‘Mesha’ e Moxartit”, u shpreh kompozitori Rudi. /TCH/

Exit mobile version