Rafet Rama është deputeti i ri i cili dha betimin e tij sot në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Deputeti Rama u bë pjesë e këtij legjislacioni nga radhët e PDK-së, pas largimit të ish deputetit Nezir Çoçajt.
Ish deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj dorëzoi mandatin e tij të deputetit në muajin shtator të vitit të kaluar, siç tha ai për arsye personale.
Ndryshe deputeti Rafet Rama, u emërua deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë javës së kaluar kur edhe është funksionalizuar Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). /Telegrafi/