Telegrafi

Rafet Prekazi publikon listën e futbollistëve të Kosovës U21 për dy ndeshjet e nëntorit, të ftuar shumë lojtarë të Superligës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Rafet Prekazi ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

Dardanët U-21 do të luajnë dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21 në muajin nëntor.

Ekipi i drejtuar nga Prekazi do të luajë kundër Kombëtares së Shqipërisë U21, më 13 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Turqisë, më 17 nëntor në Samsun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth ekipit të Kosovës U-21

Prekazi ka publikuar tashmë listën për këto dy ndeshje, ku janë ftuar plot 25 futbollistë, ndërsa ta shumë edhe nga Superliga e Kosovës.

Florian Smakiqi, Ardit Nika, Albin Kapra, Bujar Pllana, Muharrem Jashari, Qëndrim Zyba, Edison Kqiku, Blendi Baftiu dhe Kastriot Selmani janë emrat nga kampionati elitar.

Stërvitja e parë e Dardanëve të rinj bëhet të hënën më 9 nëntor, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 14:00.

Më poshtë keni listën e lojtarëve të ftuar:

/Telegrafi/