Telegrafi

Rafaela publikon këngën e re “Fol”

Foto: YouTube

Këngëtarja e re e estradës, Rafela, ka publikuar projektin e saj të parë muzikor.

“Fol” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga këngëtari Blero dhe Albos, gjersa ky i fundit është kujdesur edhe për orkestrimin.

Foto: YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer nga produksioni XL Films.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Rafaela është një emër i i ri në estradë, me synimin për t’u bërë një nga këngëtare konkurruese të tregut muzikor.

Aktualisht ajo është nën menaxhimin e këngëtarit të njohur të estradës, Blero Muharremi. /Telegrafi/