Telegrafi

Rafael Nadal humb një tjetër finale të Australian Open

Rafael Nadal (Foto: Mike Owen/Getty Images/Guliver)

Rafael Nadal nuk ka arritur të triumfojë në edicionin e sivjetmë të Australian Open që u zhvillua në Melbourne.

Në finalen e të dielës në Rod Laver Arena, tenisti spanjoll nuk triumfoi dhe në këtë mënyrë e humbi një tjetër finale të këtij turneu.

Rafael Nadal mbeti me një triumf në Australian Open (2009) (Foto: Michael Dodge/Getty Images/Guliver)

32-vjeçari e ka fituar vetëm një herë në karriere titullin e Australian Open, në vitin 2009.

Lexo po ashtu Lajmet për Rafael Nadal

Ndërkaq, kjo është finalja e katërt që Nadal e humb në këtë turne, pas atyre në vitet (2012, 2014 dhe 2017).

Me këtë humbje, spanjolli dështoi të bëhej tenisti i parë në epokën ‘Open’ që i fiton të gjithë Grand Slam-ët së paku nga dy herë, si dhe kjo është finalja e parë që i humb të tria setet.

Nadal nuk arriti të vë një rekord në epokën ‘Open’ (Foto: Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

Fitues i sivjetmë i Australian Open është shpallur Novak Djokovic, i cili fitoi me rezultat 3-0 në sete (6-3, 6-2, 6-3 ) kundër Rafael Nadal.

Ky ishte trofeu i 15-të Grand Slam për të, ndërsa turneun në Melbourne e ka fituar për të shtatën herë. /Telegrafi/