Telegrafi

Rafael Nadal fiton titullin e 12-të në French Open me triumfin ndaj Dominic Thiem

Rafael Nadal (Foto: Roland Garros/Twitter)

Rafael Nadal ka shkruar histori në French Open, pasi e ka fituar titullin e 12-të në karrierë, duke e mposhtur Dominic Thiemin në katër sete.

Tenisti spanjoll ka qenë një forcë mbizotëruese në baltë në Roland Garros dhe ka vendosur dominimin e tij përsëri me një fitore të trefishtë.

Nadal kishte dështuar ta fitonte French Openin vetëm tri herë që nga viti 2005, kurse tani arriti ta mposhtte në finale tenistin austriak.

Spanjolli vuajti në dy setet e para, pasi Thiem tregoi paraqitje të mirë, mirëpo në raundet e fundit arriti të tregonte klasin e tij dhe mbizotërimin në fushën e blatës.

Meçi në mes të Nadalit dhe austriakut zgjati 53 minuta, duke e fituar më pas 6-3 në sete dhe që ishte titulli i 12-të i tij me radhë.

Spanjolli në sete kishte fituar 6-3, 5-7, 6-1, 6-1 ndaj Dominic Thiem, e që duke treguar edhe një herë se ai është vështirë të mposhtet në baltë. /Telegrafi/