Telegrafi

Rafael Leao dhuron spektakël me mbrojtjen e Interit, kuqezinjtë drejt fitores

Ndeshja mes Milanit dhe Interit po del të jetë e bukur, ku golat nuk po ndalen, pasi rezultati momental është 3-1.

Një ndeshje e bukur deri më tani ashtu siç i ka hije një “Derby della Madonina”.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, ku Interi kaloi në epërsi i pari me Marcelo Brozovic, ndërsa Milani ka barazuar me Rafael Leaon.

Më të filluar pjesa e dytë, Milani mori epërsinë me Olivier Giroud në minutën e 54-të.

Pas vetëm gjashtë minutash kuqezinjtë e quan epërsinë në 3-1, pas një goli të bukur të Leaos, i cili tregoi aftësi të jashtëzakonshme individuale.

Portugezi la pas dy mbrojtës të Interit me një lëvizje, duke shënuar pastaj në portën e Samir Handanovic.

Kjo ndeshje pritet të sjelle dhe gola të tjerë, pasi po luhet hapur nga të dy skuadrat. /Telegrafi/