Telegrafi

Rafael Nadal dhe Mery Perello bëhen prindër për herë të parë

Rafael Nadal bashkë me gruan

Rafael Nadal tashmë ka titullin e tij më të mirë të Grand Slam.

Pasditen e së shtunës, në Palma de Mallorca, ai u bë baba për herë të parë, me një djalë që do të mbajë emrin e tenistit.

Kampioni 22-herë i Grand Slamit, prej muajsh është duke e vëzhguar gjendjen e gruas së tij, Maria Perello. Në fakt, ai ishte i pranishëm vetëm për një ditë në Laver Cup të fundit, sepse lindja mund të kishte ndodhur në çdo moment.

Në qershor u njoftua se Rafa Nadal dhe Xisca Perello do të bëheshin prindër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rafael Nadal

Çifti kishte preferuar ta mbante lajmin larg tufës mediaike, ndonëse në gusht u zbulua se Perello ishte shtruar në një klinikë private për shkak të komplikimeve në shtatzëni.

Rafael Nadal bashkë me gruan e tij (Foto: Getty Images)

Fatmirësisht, as shëndeti i nënës dhe as i foshnjës nuk ishin në rrezik, por mjekët shqyrtuan mundësinë e operimit të Perellos. U rekomandua që ajo të pushonte absolutisht dhe të qëndronte në spital.

Tashmë, çifti më në fund festojnë momentin e lumtur pas disa muajsh të vështirë. /Telegrafi/

Rafael Nadal bashkë me gruan e tij (Foto: Getty Images)