Telegrafi

Rael Whitsitt, MVP në gjysmëfinalet e ‘play-offit’ në Superligën e Femrave

(Foto: basketbolli.com)

Në fundjavë u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Superligën e Femrave.

Prishtina siguroi finalen duke mundur Trepçën edhe në ndeshjen e dytë, 66-77, kurse Penza mundi Bashkimin 68-82, duke barazuar serinë në 1-1, ku do të zhvillohet ndeshja e tretë për të përcaktuar se kush se do të kualifikohet në finale.

Më e dalluara te skuadra pejane ishte Rael Whitsitt me 23 pikë, 16 kërcime, një asistim dhe katër topa të vjedhur, duke e pasur indeksin, 28, apo më të lartin e ndeshjes.

Whitsitt është njëra nga lojtaret më të dalluara në skuadrën pejane dhe disa herë është shpallur MVP në Superligën e Femrave dhe Ligën Unike.

Tashmë sfida e tretë do të përcaktojë se kush do t’i bashkohet Prishtinës në finale.