Telegrafi

Radovic: Nuk do të dorëzohemi deri në fund

Prishtinasit triumfoi para shikuesve të vetë kundër Bashkimit me rezultat 81-65.

Prishtinasit pas kësaj fitoreje, kanë marrë epërsinë e serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Dragan Radovic, trajneri i skuadrës së Bashkimit ka folur pas takimit duke thënë se në ndeshjen e katërt do të mundohemi të fitojmë ndërsa prishtinasit me meritë fituan sonte, transmeton telegrafi.

“Sigurisht se nuk do të dorëzohemi deri në fund. Në dy takimet e para kemi treguar se dimë të luajnë dhe kishim mundësi të bëjmë 2-0 ndërsa kjo ka ndikuar në psikologjinë e lojtarëve. Prishtina ka fituar me meritë dhe në pjesën e parë luajti më mirë dhe kjo i solli fitoren. Këtë lojë nuk na shkoj shuti dhe nuk ishin në ditën e tyre basketbollistët”, ka thënë trajneri Dragan Radovic.

Trajneri malazez ka folur edhe rreth lëndimit që pësoi në minutat e fundit basketbollisti Mikaile Tmusic.

“Do ta shohim pas dy ditëve dhe nëse nuk do të luajë, ne do të mundohemi të fitojmë në Prizren”, pohoi Radovic

Lexo po ashtu Edmond Azemi: Do shkojmë për fitore në Prizren

Kujtojmë se ndeshja e katërt do të zhvillohet në Prizren në ora 19:00 gjersa ekipi që siguron tre fitore shpallet kampion. /Telegrafi/