Site icon Telegrafi

Radovic: Bashkimi besoj se do ta fitojë titullin e kampionit

Sigal Prishtina ka barazuar serinë finale pas fitores në takimin e dytë në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Mysafirët triumfuan në palestrën sportive “Sezai Surroi” kundër me rezultat 76-73.

Dragan Radovic, trajneri i Bashkimit i ka uruar mysafirët duke thënë se në takimin e ardhshëm do të mundohen të triumfojnë, transmeton Telegrafi.

“E uroj Prishtinën për fitore. Më vjen keq që nuk fituam dhe ishte një mbrëmje basketbollistike. Nuk mundëm të shfrytëzonin fitoren e parë dhe besoj në titull. Kemi bërë mbrojtje të mirë, por nuk e kemi shfrytëzuar sulmin, të cilën gjë më vonë e shfrytëzuan prishtinasit”, ka thënë Dragan Radovic.

Kujtojmë se takimi i pestë zhvillohet të premten në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Prakuraitis: Basketbollistët treguan karakter
Exit mobile version