Radio Dukagjini, Radio numër një në vend, në ditën e fundit të vitit në ditën e fundit të vitit 2023 ka shpallur si Personalitet të Vitit, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën.
Në një intervistë me Edita Dolin, Kolonel Hoxha ka folur për jetën e tij private, familjen, shoqërinë dhe punët që e presin.
Ka shpjeguar natën e aksionit policor në Banjskë dhe funksionimin e brendshëm të Policisë.
Duke përmendur punën që bëjnë, ka treguar shembuj se si policët e Kosovës në shumë aksione të mëdha kanë kërkuar vullnetarisht të dalin në punë.
Hoxha ka treguar se ka pak kohë të lirë kohëve të fundit, por dashurinë për muzikën e ka shfaqur duke kënduar në studio.
Ai ka siguruar se Policia e Kosovës janë gjithmonë në detyrë, ka uruar për vitin që po hyjmë dhe ka bërë thirrje që të festojmë të qetë.
Për më shumë ndiqeni intervistën në këtë link: