Telegrafi

Radikalët ukrainas vandalizojnë bankat ruse, policia bën spektatorin (Video)

Nacionalistët ukrainas kanë ngjyrosur me grafite dhe fletushka muret në ndërtesat në të cilat gjenden bankat me pronar rusë AlfaBank dhe Sberbank në qytetin ukrainas të Nikolayev.

Sipas medieve ruse, përcjell Telegrafi, të gjitha këto akte u kryen para syve të policisë, fare të papenguar.

Videoja e postuar nga agjencia RT thuhet se tregon një bandë të të rinjve, të veshur me xhaketa blu të errët me fjalët “Korpusi Kombëtar” të shkruar në shpinë.

Bëhet e ditur se Sberbank është një bankë shtetërore, ndërsa Alfa Bank është në pronësi private. /Telegrafi/