Telegrafi

Radikalët serb nisin protestën kundër festivalit “Mirëdita, Dobar dan” (Video)

Ka filluar protesta e paralajmëruar e liderit të Partisë Radikale serbe, Vojisllav Sheshel në qendrën e qytetit të Beogradit, që është kundër mbajtjes së festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”.

Radikalët janë futur në kulmin e kishte më të madhe në Serbi me qirinj në duar, ku edhe e konfirmuan fillimin e protestës së tyre, transmeton Telegrafi.

Ata më pas janë nisur drejt qendrës së qytetit të Beogradit për të mbajtur siç ata e quajnë një shëtitje, vetëm 600 metra larg qendrës kulturore ku sonte pritet të fillojë festivali.

Artistë nga Kosova po udhëtojnë për në Beograd për të qenë pjesë e edicionit të radhës të festivalit.

Afër këtij tempulli gjendet Qendra për Dekontaminim Kulturor, aty ku edhe do të ndodhë një pjesë e këtij festivali.

Lexo po ashtu MPJ: Jemi të shqetësuar me ndalesën dhe keqtrajtimin e artistëve në Merdare

Përkrahësit e Sheshelit janë kundër mbajtjes së festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, pasi që sipas tyre aty Kosova trajtohet si shtet i pavarur, gjë që thyhet Kushtetuta e Serbisë. /Telegrafi/