Kjo është skena në Finlandë në pikën kufitare Vaalimaa në Virolahti pranë kufirit me Rusinë.
Më herët, skynews ka raportuar se autoritetet finlandeze kanë vërejtur një rritje të trafikut nga Rusia.
Kjo vjen pasi ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha të mërkurën se 300 mijë trupa shtesë do të thirren për luftë.
Finland-Russia border:
Finnish paper tried to interview Russian men at Vaalimaa border crossing.
They are afraid, and don't want to talk.https://t.co/4D9IXLGlGD— Nordic News (@Nordic_News) September 23, 2022
Autoritetet ruse kanë thënë sot se punëtorët në disa sektorë do të përjashtohen nga drafti në një përpjekje për të “siguruar punën e industrive specifike të teknologjisë së lartë, si dhe të sistemit financiar të Rusisë”.
Përjashtimet vlejnë për disa punonjës të IT-së, punonjës të telekomunikacionit, profesionistë të financave, si dhe disa punonjës në media “sistematikisht të rëndësishme”.
Në përgjigje të lajmeve për largimin e rusëve nga vendi, Kremlini ka thënë se këto janë “të ekzagjeruara”. /Telegrafi/
ℹ️🏪↘️🇷🇺🇫🇮↙️Long line of cars at the Finland-Russia border: At the Vaalimaa border post between Finland and Russia a long queue of Russian cars stretches behind the frontier the day after President Vladimir Putin announced a partial draft of reservists to fight in Ukraine. pic.twitter.com/TL9fVDQBtX
— 🌐World News 24 🌍🌎🌏 (@DailyWorld24) September 22, 2022