Në mungesë të zhvillimit të koncerteve në kushte normale, shumë këngëtarë po shfrytëzojnë rrjetet sociale, për të realizuar koncerte nga shtëpia për fansat e tyre.
Një gjë të tillë ka konfirmuar së fundmi se do ta bëjë edhe Alban Skënderaj, i cili do të interpretojë për fansat e tij në një koncert live nga shtëpia.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet këngëtari përmes një njoftimi në Instagram, ku ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, për nderë të “Ditës së Evropës”, do ta realizojë këtë koncert.
“Te shtunen, me date 9 maj, ora 19:00 per “Diten e Europes“ ne bashkepunim me Delegacionin e Bashkimit Europian ne Shqiperi do kem kenaqesine te kendoj per ju LIVE nga oborri i shtepise time. Do jem vetem me nje kitare por me shume zemer, pasion e dashuri per ju. Te festojme, kujtojme dhe ngreme lart vlerat europiane qe na bashkojne! Do te trasmetohet ne faqen facebook “European Union in Albania“ dhe gjithashtu ne faqen time” (sic.), ka shkruar Skënderaj në Instagram.
Albani përndryshe ashtu si të gjithë kolegët e tij, ka pezulluar çdo aktivitet muzikor gjatë kësaj periudhe, shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/