Telegrafi

Radev – Zaev: Dialogu i nivelit të lartë është kyç për zgjidhjen e çështjeve kontestuese

“Dialogu në nivel të lartë është kyç për ndërtimin e besimit dhe tejkalimin e çështjeve kontestuese në marrëdhëniet Bullgari dhe Maqedoni e Veriut”.

Ky është qëndrimi i përbashkët i presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev dhe kryeministrit Zoran Zaev, të cilët sot përmes telefonit kishin bisedë.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit bullgar, Radev dhe Zaev kanë biseduar edhe për aspektet e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, për respektim të të drejtave të njeriut të cilët shprehen si bullgarë në Maqedoninë e Veriut si dhe për perspektivën evropiane./Telegrafi/