“Mbështetja për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të jetë në dëm të historisë dhe gjuhës bullgare.
Këtë e deklaroi sot presidenti bullgar, Rumen Radev në takim me drejtuesit e Akademisë Bullgare të Shkencave (ABSH), Julian Revalski dhe Vasil Nikolov. Sipas kabinetit të presidentit bullgar, në takim u diskutua për librin e botuar të ABSH-së “Për gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së
Veriut” të Radevit, i cili e vlerësoi kontributin e komunitetit shkencor në Bullgari në mbrojtjen e gjuhës bullgare dhe të vërtetën historike”.
Libri është pjesë e një ekipi prej 12 gjuhëtarësh dhe historianësh, si dhe këshilltarëve nga ABSH, Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit”, Universiteti Jugperëndimor” “Neofit Rilski” “dhe Universiteti në Veliko Tërnovo “Shën Kirili dhe Metodi. “Libri e studion gjuhën e përdorur në fqinjin tonë jugperëndimor në një nivel thjesht shkencor, ndërsa jo mbi plan politik, dhe nuk e adreson çështjen e vetëvendosjes kombëtare të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse është një veprim thellësisht personal për çdo person”, deklaroi në takimin nënkryetari i ABSH-it, Vasil Nikolov.
Në kumtesë thuhet se përfaqësuesit e ABSH-së e theksuan se “normat shkencore e përcaktojnë kategorikisht gjuhën zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut si një normë e shkruar rajonale e gjuhës bullgare”.
Sipas tyre, “pretendimet për vazhdimësinë shekullore të gjuhës maqedonase janë në kundërshtim me faktet të njohura publikisht me dekretin e miratuar në gusht të vitit 1944 në manastirin Prohor Pçinski, si dhe motivet për krijimin e gjuhës”./Telegrafi/