Telegrafi

Radev letër Siljanovskës: Ilindeni është festë e historisë sonë të përbashkët

Kreu i shtetit bullgar, Rumen Radev, i dërgoi një telegram presidentes Gordana Siljanovskës, duke i uruar 2 gushtin si datë të lavdishme për historinë e përbashkët dhe ngjarjet e kryengritjes së Ilindenit-Preobrazhenit.

Ai theksoi se Bullgaria është e vendosur të punojë në vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut.

“Ne si trashëgimtarë të të parëve tanë kemi përgjegjësi dhe detyrë historike t’i ndjekim ata dhe t’i mbajmë premtimet e së kaluarës sonë, për hir të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, tha presidenti Radev në urimin e tij për qytetarët e Maqedonisë.

Sipas tij, vetëmohimi i heronjve të Kryengritjes Ilinden-Preobrazhen mbart në kohë kujtimin që do të lidhë përgjithmonë Bullgarinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e tyre.

“Idealet e larta të kryengritjes sot janë baza e vlerave të Evropës së bashkuar”, theksoi Rumen Radev, duke thënë se e ardhmja e përbashkët evropiane kërkon vullnetin e nevojshëm dhe qasje të sinqertë në zbatimin e Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë.