Site icon Telegrafi

Radev: Dëshira e Maqedonisë së Veriut për dialog është shenjë pozitive

Presidenti bullgar Rumen Radev, sot në Romë ka thënë se Maqedonia e Veriut duhet të tregojë se me të vërtetë dëshiron të jetë pjesë e Evropës së bashkuar, me çka do t’i përmbush të gjitha kërkesat e BE-së.

Ai gjithashtu i dërgoi mesazh presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, nga e cila pret që të ndërpritet gjuha e urrejtjes.

Sipas Radevit, për shkak të programit të ngjeshur të organizuar deri në minutë, delegacioni bullgar nuk ka mundur të takohet me delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili po qëndron në Romë dhe udhëhiqet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

“Është shenjë pozitive që presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shfaqur dëshirën për një takim të tillë”, u përgjigj Radev i pyetur nëse është kërkuar takim mes tij dhe Siljanovska-Davkovës në Romë.

“Pres që një takim i tillë të ndodh së shpejti”, tha Radev./Telegrafi/

Exit mobile version