Site icon Telegrafi

Rade Krunic për teste mjekësore në Milan


Mesfushori i Empolit, Rade Krunic ka arritur në qytetin e Milanos për testet mjekësore te klubi kuqezi.

Krunic u fotografua duke u kontrolluar në klinikën “La Madonnina” para transferimit të mundshëm te Milani.

Empoli tashmë ka konfirmuar se Rossonerët do të paguajnë tetë milionë euro për reprezentuesin e Bosnjës, i cili do të nënshkruajnë kontratë katërvjeçare me vlerë prej 1.2 milion eurosh.

Megjithëse ka shënuar pesë gola dhe bëri gjashtë asistime në 33 paraqitje të Serie A, ai u lëndua në dy ndeshjet e fundit dhe nuk mund ta ndihmonte ekipin.

Krunic pritet të jetë lojtari i parë që do ta sjell klubi italian gjatë afatit kalimtar të verës gjersa italianët pritet të sjellin edhe lojtar të ri.

Ndryshe, boshnjaku për përfaqësuesen ka pasur dhjetë paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version