Site icon Telegrafi

Rade Krunic i bashkohet listës së të lënduarve te Milani

Problemet me lëndime tek Milani nuk kanë të ndalur. Emri i radhës që i është bashkuar listës së lojtarëve të lënduar është ai i Rade Krunic.

Krunic pësoi një lëndim në minutën e 65-të të ndeshjes që e detyroi atë të largohej nga fusha për t’ia liruar vendin Ruben Loftus-Cheek.

Krunic ka startuar në çdo ndeshje deri më tash këtë sezon për Milan, dhe kjo mund të jetë një indikator i qartë i lëndimit.

Sipas raportimeve të fundit, stafi mjekësor i kuqezinjëve ka konstatuar se Krunic ka pësuar një shtrëngim muskulor.

Stefano Pioli paraprakisht ishte bërë gati për ta futur në fushën e lojës Loftus Cheek, porn ë vend të Tijjani Reijnders.

Lexo po ashtu Milani fiton minimalisht në shtëpi ndaj Veronas

Lëndimi i Krunic bëri që plani të ndryshojë dhe anglezi e zëvendësoi atë në fund.

Milani në takimin me Hellas Veronan ishte pa disa emra si Theo Hernandez, Davide Calabria, Ismael Bennacer, Pierre Kalulu dhe Mattia Caldara.

Në mesjavë, Milani do të luajë si mysafir i Cagliarit me sfidën që do të zhvillohet ditën e mërkurë me fillim nga ora 18:30./Telegrafi/

Exit mobile version