Daniel Radcliffe u bë i famshëm nga filmat “Harry Potter” dhe dihet se aktori kishte vendosur të aktrojë rastësisht.
Ai u bë një yll botëror kur ishte vetëm 12 vjeçar dhe pranoi rolin e Harry Potter. Ndërkaq, ai ishte diagnostikuar me një sëmundje neurologjike, dispraksi, që në fëmijëri.
“E kam pasur të vështirë në shkollë, kam qenë i keq në çdo gjë, pa talent të dukshëm”, ka thënë aktori i njohur.
Nëna e tij, për ta ndihmuar, e regjistroi në aktrim, gjë që ai e kuptoi shpejt se do të ishte thirrja e tij. Në një intervistë të mëparshme, Daniel kishte treguar si e pengon sëmundja, transmeton KP.
“Nuk mund t’i lidh atletet dhe kam një dorëshkrim të tmerrshëm. Si fëmijë kam vuajtur nga mungesa e vetëbesimit, sepse mendoja se isha i vogël. Pjesërisht për shkak të dispraksisë sime, doja të bëhesha aktor”, është shprehur ai
Dispraksia prek më së shumti aftësitë motorike dhe aktivitetet që kërkojnë koordinim janë një sfidë për personat e prekur nga kjo sëmundje.