Telegrafi

Racizmi në drejtim të Koulibalyt në ndeshjen Inter-Napoli: Jam krenar për ngjyrën që kam

MILAN, ITALY - DECEMBER 26: Kalidou Koulibaly of SSC Napoli looks on during the Serie A match between FC Internazionale and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on December 26, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly e dërgoi një mesazh të çartë pas abuzimit racist nga tifozët e Interit, duke thënë se është krenar që është francez, senegalez, napolitan dhe njeri.

Mbrojtësi iu nënshtrua abuzimit racist gjatë humbjes 1-0 ndaj Interit dhe kjo bëri që ai të humbas kontrollin në minutat e fundit.

Koulibalyt mori karton të kuq, pasi fillimisht mori një të verdhë për ndalimin e Mateo Politanos.

Kalidou Koulibaly duke e lëshuar fushën . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi shënoi fitore me rezultat 1-0 falë një goli të Lautaro Martinezit.

“Unë jam i zhgënjyer nga humbja, por mbi të gjitha që i braktisa vëllezërit e mi!”.

Lexo po ashtu Lautaro e vendos derbin e javës, Interi e mposht Napolin në frymën e fundit

“Por unë jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime. Krenar që jam francez, senegalez, napolitan: njeri”, ka shkuar ai në Twitter.

Kanë qenë tri paralajmërime nga ‘spikeri’ i stadiumit që loja do të ndalet nëse abuzimi racist vazhdon, por nuk ndodhi.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka thënë se herën tjetër do të jenë ata që do t’i marrim gjërat në dorë nëse ka abuzime raciste të përsëritura. /Telegrafi/