Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly e dërgoi një mesazh të çartë pas abuzimit racist nga tifozët e Interit, duke thënë se është krenar që është francez, senegalez, napolitan dhe njeri.
Mbrojtësi iu nënshtrua abuzimit racist gjatë humbjes 1-0 ndaj Interit dhe kjo bëri që ai të humbas kontrollin në minutat e fundit.
Koulibalyt mori karton të kuq, pasi fillimisht mori një të verdhë për ndalimin e Mateo Politanos.
Interi shënoi fitore me rezultat 1-0 falë një goli të Lautaro Martinezit.
“Unë jam i zhgënjyer nga humbja, por mbi të gjitha që i braktisa vëllezërit e mi!”.
“Por unë jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime. Krenar që jam francez, senegalez, napolitan: njeri”, ka shkuar ai në Twitter.
Mi dispiace la sconfitta e sopratutto avere lasciato i miei fratelli!
Però sono orgoglioso del colore della mia pelle. Di essere francese, senegalese, napoletano: uomo.⚽ #InterNapoli 1-0
🇸🇳 #KK26 #famiglia
💙 #ForzaNapoliSempre
💪🏿 #DifendoLaCittà pic.twitter.com/f9q0KYggcw— Koulibaly Kalidou (@kkoulibaly26) December 26, 2018
Kanë qenë tri paralajmërime nga ‘spikeri’ i stadiumit që loja do të ndalet nëse abuzimi racist vazhdon, por nuk ndodhi.
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka thënë se herën tjetër do të jenë ata që do t’i marrim gjërat në dorë nëse ka abuzime raciste të përsëritura. /Telegrafi/