Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Gazmir Raci i cili mbanë numrin 96 në listën e këtij subjekti ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit aktual të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Raci ka thënë se në Kuvendin Komunal të Pejës, Muhaxheri sërish i ka quajtur veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë.
Sipas tij, kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme.
“Në veri të Kosovës sot shërbejnë qindra policë nga Peja, të cilët mbrojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës me përkushtim dhe sakrificë.
Nuk mund të lejojmë që individë si Muhaxheri të minojnë përpjekjet tona shtetërore dhe të përhapin narrativa të dëmshme.
Peja nuk meriton një kryetar skandaloz! Ky nuk duhet votuar, ky duhet bojkotuar.
SovranitetiMbiGjithçka #PejaMbronShtetin #JoMashtrimeve”, ka thënë Muhaxheri. /Telegrafi/