Adrien Rabiot është duke e pritur fundin e sezonit që të largohet nga Paris Saint Germain, ku i përfundon kontrata në qershor.
Ai është i lirë të zgjedh çfarëdo skuadre, ku shumë të njohura janë vënë pas tij.
Fillimisht Barcelona ishte e para shumë pranë mesfushorit francez, ndërsa pak ditë më parë në garë u fut edhe Real Madridi.
Por duket se destinacioni i Rabiot do të jetë Italia, me shumë media që shkruajnë se mesfushori do t’i bashkohet Juventusit.
Juve flitet se i ka ofruar një kontratë rreth 10 milionë euro në sezon.
Për ta mbyllur operacionin klubi ka dhënë komisionet dhe për agjentin e lojtarit, pikërisht siç ndodhi vitin e kaluar me Emre Can. /Telegrafi/